Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00





Është ndërprerë sërish seanca e thirruur për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se seanca do të vazhdojë në ora 19:00.

Kjo është hera e tretë që seanca ndërpritet nga mbrëmë kur LVV nisi seancën për zgjedhjen e presidentit pa e siguruar kuorumin e nevojshëm prej 81 deputetësh.

Edhe në vazjdimin e tretë të seancës kryeparlamentarja Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës të marrin pjesë në seancvë, meqë sipas saj e kanë obligim kushtetues.

Ndryshe më rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Mbrëmë (e hënë) Vëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, pak pasi kndidatët e seancës së 5 marsit, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha u tërhoqën nga gara.

Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë.

Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese dhe i bënë thirrje kandidates Rushiti që të tërhiqet nga gara.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo