Një operacion policor në rrugën Tetovë–Pirok ka përfunduar me arrestimin e një 18-vjeçari nga Pallçishti i Poshtëm, tek i cili u gjet një substancë ngjyrë kafe. Ai ishte pasagjer në një veturë luksoze “Porsche” me targa të Shqipërisë, e drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Policia po heton rastin dhe pritet kallëzim penal.TS