Mustafa Dauti në vizitë zyrtare në pikën kufitare Bogorodicë-Gjevgjeli





Sot Mustafa Dauti, zëvendës drejtor i Drejtorisë së doganave realizoi një vizitë zyrtare në pikën kufitare Bogorodicë. Gjatë vizitës, ai theksoi rëndësinë strategjike të kësaj pike, jo vetëm si një vend kalimi për automjetet dhe mallrat, por edhe si një nyje kyçe për lidhjen dhe bashkëpunimin ndërkufitar me Greqinë, një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Proceset e menaxhimit të trafikut kufitar, si dhe masat e ndërmarra për përshpejtimin e procedurave dhe garantimin e sigurisë, janë të organizuara në mënyrë efikase. Bogorodica shërben si një urë drejt Bashkimit Europian, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve, si dhe duke kontribuar në shkëmbimet kulturore dhe ekonomike rajonale, theksoi Dauti.

Zëvendës drejtori i drejtorisë së doganave veçanërisht vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e nëpunësve doganorë, të cilët, me përkushtim të lartë, kanë kontribuar në realizimin e objektivave institucionale, duke bërë të ditur se arritjet e deritanishme janë dëshmi e një pune të mirëkoordinuar dhe e një qasjeje serioze ndaj përgjegjësive që dalin nga pozicioni strategjik i kësaj pike kufitare.

Dauti gjatë vizitës diskutoi hapat e ardhshëm dhe për të identifikuar fusha ku mund të bëhen përmirësime të mëtejshme, duke synuar rritjen e vazhdueshme të performancës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, dhe theksoi se qëllimi është që pika kufitare të funksionojë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të përgjigjet sa më mirë ndaj nevojave të qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Mustafa Dauti në vizitë zyrtare në pikën kufitare Bogorodicë-Gjevgjeli

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo