Deputetja nga radhët e VLEN-it, Mimoza Musa, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se ka raporte korrekte me zëvendëskryeministrin Arben Fetai, duke mohuar çdo pretendim për përçarje mes tyre.
“Unë kam shuëm raporte korrekte, vazhdoj të kem shumë raporte korrekte me z. Fetain. Asesi nuk është një ndarje, sepse unë mendoj ndarjet mund të ndodhin kur kemi diferenca ideologjike siç ndodhi me z. Taravari. Me Arben Fetain asnjëherë nuk kemi pasur probleme ideologjike, dhe të them divergjenca ideologjike. Ne jemi bashkë. Vazhdoj të kem raporte korrekte, me z. Fetain. Takohemi kohë pas kohe. Para 2 jave jemi takuar për herë të fundit. Rruga jonë është për bashkimin e VLEN-it. Të dy me Arben Fetain jemi në këshillin drejtues ku kemi qenë unë z. Fetai dhe ministri dhe ca funksionarë të tjerë. Nuk ka pasur dyshime vazhdimësia jonë është VLEN-i. Parimisht z. Fetai më ka dhënë mbështetjen për të qenë nënkryetare e VLEN-it”, deklaroi Fetai.