Momenti kur autori kalon me vrap kordonin e sigurisë së Trump, nis të qëllojë brenda ambienteve ku mbahej darka me gazetarët (VIDEO)
Janë publikuar pamjet nga momenti kur autori i sulmit me armë zjarri në darkën e korrespondentëve ku ndodhej edhe Donald Trump ka thyer sigurinë dhe është futur në sallën e eventit
Siç shihet nga videoja, autori me shpejtësi “çan” sigurinë dhe futet në sallën ku po zhvillohej evendit. Por menjëherë kanë reaguar forcat e sigurisë dhe Shërbimi Sekret.
Ndërkohë në një postim në platformën “Truth Social”, Trump publikoi një foto të autorit të dyshuar të krimit të shtrirë pa lëvizur në dysheme me duart e lidhura pas shpine. Sipas CNN, fillimisht u raportua se autori i të shtënave ishte i vdekur.
Megjithatë, Shërbimi Sekret dhe Trump kanë thënë se autori është arrestuar. Autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin për të shtënat si një burrë 30-vjeçar nga Kalifornia.