Mickoski: Punohet intensivisht për rindërtimin e Sallës Universale, pres që të përfundojë brenda afatit të paraparë
Unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që thanë edhe kryetari i komunës edhe ministri. Pres që ky objekt të përfundojë brenda afatit, pasi projekti ‘Kryeqyteti Evropian i Kulturës’, pas gjithë atyre vonesave në të kaluarën, më në fund po merr njëfarë dinamike dhe ne duhet që deri në vitin 2028 t’i mbyllim plotësisht të gjitha objektet. Kështu që një nga ato objekte është edhe ky që ndodhet pas nesh.
Jam falënderues në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Qytetit të Shkupit që ky objekt, pas gjithë atyre peripecive nga e kaluara, do të marrë njëfarë fizionomie. Sipas asaj që pashë dhe që prezantoi projektuesi, do të jetë vërtet një vepër e bukur. Pra, të mos flasim para kohe, ta përfundojmë dhe pastaj të gjithë së bashku të gëzohemi dhe të shijojmë ngjarjet kulturore që do të organizohen këtu.
Dëshiroj të falënderoj ministrin, ministrinë, kryetarin e komunës dhe të gjithë ata që morën pjesë në përgatitjen e këtij projekti, pas gjithë, do ta përsëris atyre peripecive nga e kaluara dhe shpresoj që brenda afatit të paraparë dhe brenda buxhetit të paraparë ky objekt të përfundohet.







