Mickoski për agjendën reformuese: Pres shumë shpejt informacion nga Brukseli me të cilinnga të fundit do të kthehemi sërish ndër vendet kryesuese në rajon

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur kritikave për realizimin e pamjaftueshëm të Agjendës Reformuese, në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve dha një kontekst më të gjerë, duke sqaruar se në fund të qershorit përfundon “grejs periudha” për indikatorët që duhej të realizoheshin deri në qershor të vitit 2025.

“Prej 12 indikatorëve, 10 duhet t’i përfundojmë deri në qershor. Indikatori i parë është në sektorin e energjetikës, shteti të mos marrë më pjesë me gjithë sasinë e energjisë elektrike në tenderin që furnizuesi, një herë në vit, sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator, e shpall për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Praktikisht, kjo do të thotë të ndalojmë subvencionimin e energjisë për qytetarët. Vlera e këtij indikatori është 8,5 milionë euro, nga të cilat një e treta janë grant, ndërsa pjesa tjetër kredi me afat shlyerjeje nga viti 2032. E them qartë dhe publikisht se nuk kemi ndërmend ta përmbushim këtë indikator. Nëse e bëjmë këtë, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet me mbi 35%, gjë që do të shkaktojë edhe pasoja të tjera, përfshirë një shok të çmimeve,” theksoi kryeministri.

Ai vijoi me indikatorët në fushën e energjetikës, duke sqaruar se për çfarë bëhet fjalë.

“Në ministri po punohet për përfundimin e akteve nënligjore, në bashkëpunim me ekspertë të angazhuar sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian, me qëllim që ligji për energjetikën të bëhet funksional. Punojmë gjatë këtyre dy muajve për të plotësuar mangësitë e mëparshme dhe me këto akte do ta kompletojmë dhe mbyllim tërësisht këtë proces.”

Sa i përket segmentit të tretë ekonomik, Mickoski theksoi se bëhet fjalë për ndryshime në një ligj të miratuar rreth dhjetë vite më parë.

“Ministria e Financave veproi sipas rekomandimeve të KE-së dhe megjithëse fillimisht u konsiderua e mjaftueshme, doli se nevojiten disa ndryshime ligjore, të cilat do t’i bëjmë së shpejti, pasi janë më tepër semantike sesa thelbësore.

Indikatori i katërt lidhet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Punohet me ekspertë të jashtëm dhe pres që deri në fund të kësaj grejs periudhe të përfundojë. Bëhet fjalë për krijimin e një regjistri të subjekteve juridike ku shteti ka pjesëmarrje të plotë ose të pjesshme në strukturën pronësore. Dhe ky është treguesi i katërt që pres të përfundojë.”

Në kuadër të reformave në drejtësi, kryeministri foli për ligjet që lidhen me Këshillin Gjyqësor dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Indikatori i pestë edhe pse kaloi ligji për Këshillin Gjyqësor, ka disa vërejtje të lehta që mendoj se janë të pranueshme dhe ato shumë shpejt do të gjenden para deputetëve për miratim. Nuk është asgjë thelbësore, por është në kuadër të kërkesave të KE. Në kuadër të reformave në drejtësi, vijmë te momenti i pavarësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në pjesën e punësimit dhe avancimit. Këta janë dy indikatorë, përkatësisht, planet për punësim dhe avancim të mos varen nga miratimi i Qeverisë, por Këshilli i Prokurorisë Publike dhe Këshilli Gjyqësor të japin miratimin.

Do të rikujtoj se Ministria e Financave këtë vit, mendoj, ka dhënë pëlqim për punësim për disa qindra persona në shërbimet në kuadër të gjykatave në Maqedoni. Këtu janë edhe pagat: Gjykata Kushtetuese miratoi vendim që të kthehen koeficientët nga viti 2025, ne nuk mund t’i kthejmë nga viti 2024, sepse vendimi i Kushtetueses është përfundimtar dhe me këtë plotësohet kushti që sipas koeficientëve të rinj, gjyqtarët të kenë paga më të larta, ndërsa me sindikatat e administratës shtetërore, por edhe me njësitë sindikale të të punësuarve në kuadër të prokurorive publike dhe gjykatave u nënshkrua marrëveshje për rritjen e pagave dhe me këtë praktikisht ne edhe atë pjesë të indikatorit e tejkalojmë dhe e përfundojmë.”

Duke përmbledhur punën e deritanishme në pjesën e reformave, Hristijan Mickoski theksoi se janë bërë indikatorë edhe nga vitet e mëparshme dhe ata që priten në të ardhmen dhe për të gjitha këto shumë shpejt do të ketë informacion nga Brukseli me të cilin do të vlerësohen pozitivisht dhe Maqedonia nga e fundit në rajon përsëri do të jetë lider në reformat.

“Unë pres të paktën shtatë ose tetë nga këta dhjetë indikatorë në këtë afat, këtë grejs periudhë dhe njëkohësisht të jenë edhe disa indikatorë të tillë të përfunduar për periudhat e tjera raportuese që janë pas nesh, por edhe ato që janë para nesh, sepse kemi edhe disa që përmbushen para kohe.

Përsëri tani do të vijë informacion nga Brukseli. Informacioni që do të vijë është se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krah me kryesuesit dhe nga 21–22 indikatorë, 16–17 janë tashmë të përfunduar me sukses për periudhën raportuese që përfundoi në fund të vitit 2025. Nëse ishim të fundit, tani sipas tyre jemi krah për krah me Malin e Zi dhe pres shumë shpejt si informacion të vijë nga Brukseli,” theksoi Kryetari i Qeverisë, Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së deputetëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo