Mickoski nga Ilindeni: Qeveria vazhdon me investime në arsim, po ndërtohet një ndërtesë e re shkollore në SHFK “Goce Dellçev”
Së pari, më lejoni të uroj për rritjen e kapacitetit të këtij objekti arsimor pas meje, kësaj shkolle fillore, një projekt me shumë rëndësi për Komunën e Ilindenit.
T’i uroj kryetarit të komunës, ministres së arsimit, këshilltarëve që e mbështesin punën e kryetarit, administratës në Komunën e Ilindenit, sepse Komuna e Ilindenit po transformohet, po ndërtohet dhe kjo është një gjë e mirë, e shkëlqyeshme, sepse siç tha edhe kryetari në deklaratën e tij, komplimentet më të mëdha vijnë nga mbështetja që puna e tij dhe puna e ekipit të tij marrin nga qytetarët.
Të falënderoj edhe deputeten që vjen nga Komuna e Ilindenit, e cila lufton për çdo projekt shtesë për Komunën e Ilindenit.
Kështu që, kur analizohen të gjitha, gjithmonë arrijmë në një rezultat që është sukses dhe unë do të doja që edhe shumë suksese të tilla të na ndodhin në periudhën që vjen.
Falënderim edhe për qytetarët e Komunës së Ilindenit që në vazhdimësi e mbështesin punën e Qeverisë, ndërsa ne si Qeveri do të vazhdojmë të realizojmë projekte në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Na qoftë ndihmë dita e sotme dhe u realizofshin edhe shumë projekte të tilla.





