Meloni pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin: ndalohen shkëmbimet ushtarake dhe teknologjike





Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vendosur të pezullojë marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, e cila përfshin shkëmbimin e pajisjeve ushtarake dhe bashkëpunimin në fushën e kërkimit teknologjik, raportojnë mediat italiane.

“Qeveria, në dritën e situatës që po përjetojmë, ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin”, është shprehur Meloni, sipas gazetës La Repubblica.

Më herët, në vitin 2024, Meloni kishte pezulluar edhe shitjet e armëve drejt Izraelit, në kontekstin e përshkallëzimit të situatës në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo