Mashtrim kompjuterik ndaj një kompanie nga Vrapçishti – humben mbi 13 mijë euro përmes ndërhyrjes në email





MPB njofton se më datë 03.04.2026 në SPB Tetovë, N.B. (38) nga Shkupi, punonjës në një firmë nga fshati Vrapçishtë, ka denoncuar një mashtrim kompjuterik ndaj subjektit juridik. Gjegjësisht, gjatë porosisë së mallrave nga një firmë e huaj, përmes ndërhyrjes në komunikimin elektronik, të dëmtuarit janë vënë në lajthitje nga kryerës të panjohur për të transferuar 13.572 euro në një llogari bankare të rreme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo