Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) bëri hap të rëndësishëm në avancimin e arsimit
gjithëpërfshirës, duke siguruar për herë të parë tekst shkollor për lëndën zgjedhore “Gjuha
dhe kultura e romëve” për klasën e 6-të.
Kjo risi vjen pas procedurës së realizuar në përputhje me njoftimin e publikuar nga MASH-i,
si dhe pas ndryshimeve në Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm
(“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 3, të datës 3.1.2025), me të cilat interpretohen në nenet 10
dhe 15. Me këto ndryshime janë krijuar kushte për zgjerimin e materialeve mësimore edhe
për klasat më të larta.
Në të kaluarën, nxënësit nga komuniteti rom kishin në dispozicion tekste shkollore për këtë
lëndë vetëm nga klasa e 3-të deri në klasën e 5-të, gjë që përbënte kufizim në vazhdimësinë e
mësimit të gjuhës dhe kulturës së tyre. Me tekstin e ri për klasën e 6-të, autor i të cilit është
Daniel Petrovski, për herë të parë sigurohet avancim i procesit mësimor. Ju informojmë se
është në zhvillim procedura për hartimin e teksti shkollor për klasën e 7-të.
Paralelisht me këtë, MASH solli edhe akt të ri nënligjor, Rregulloren për mënyrën e formimit
të grupeve me më pak se 15 nxënës nga e njëjta klasë, me qëllim që të mundësohet mësimi i
gjuhës dhe kulturës së komuniteteve edhe në rastet kur numri i nxënësve është më i vogël.
Rregullorja është miratuar në bazë të nenit 53 paragrafit (9) të Ligjit për Arsimin Fillor.
Sipas të dhënave, lëndën zgjedhore “Gjuha dhe kultura e romëve” aktualisht e ndjekin mbi
2300 nxënës romë, të shpërndarë në 13 shkolla fillore në 7 komuna në të gjithë vendin.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe
shpreh bindjen se do të vazhdohet intensivisht me implementimin e politikave për avancimin
e barazisë në arsim, ruajtjen e identitetit kulturor dhe rritjen e qasjes në arsim cilësor për
nxënësit nga komuniteti rom.



