Skënder MULLIQI
Patem shumë reagime lidhur më ekspozitën për masakrat në Kosovë , me autor ojq –në Admivere të udhëhequr nga ish këshilltari I kryeminitsri, Albin Kurti,Astrit Gashi.Deri sa nga LVV thuhet së e gjitha është instrumentalizim kunder Qeverisë të Albin Kurtit blloku opozitarë dhe Natasha Kandiq e kritikuan këtë ekspozitë, pati edhe protesta nga OVL-UQK, si të pa saktë dhe disa thanë se është agjendë e Serbisë.Disa fjalë lidhur më mos interesimin e pushteteve të pas luftës që nuk patem ekspozita për masakrat, të cilat do të ishin shumë të vefshme për gjeneratën e re ,të cilët pak dinë për luftën çlirimtare , se nuk e kan përjetuar.Këta të rinjë pak kan njohuri pos ndonjë rrefimi apo leximi për gjenocidin serb në Kosovë.Është mirë kur dokumentohet diqka e jo vetëm kur ndegjohet ndonjë rrefim nga dikush për luftën.Kjo e humb ndjenjën e kombetarëzmës.Kurrë deri më sot nuk patem ndonjë libër seriz të dokumentuar më fakte relevante për viktimat e luftës në Kosovë! Shumë e quditshme kjo dhe është teme për diskutim.Nuk u bë asnjë hap elementar për dokumentimin e krimeve dhe masakrave gjatë luftës.Për mua kjo ekspozitë ishte bërë jo në kohën dhe në hapësirën e duhur. Gashi kishte botuar një libër për krimet e luftës qysh në vitin 2024, dhe atëherë munguan kritikat nga njerëzit kompetent , politikanet dhe nga analistët politikë, të cilët tash po reagojnë zhurmshem për ekspoztën e Gashit, në qender të Prishtinës! Ka mjafë dëshmitarë më të cilët është dashur të kontaktohet, por kjo nuk ndodhi nga neglizhenca si gjithmonë dhe se mendja e pëqëndrua më shumë në luftën për pushtet, se sa interesimi për ata që sollën lirinë!Ekspozita ngjalli reagime dhe indinjatë , se doli që është financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.Mu për ate edhe po kërkohet dorëheqja e kryekuvendarës, Albulena Haxhiu .Ekspozitën e cilësoi si të pa saktë edhe Natasha Kandiq , e cila e udhëheq Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë(HLC), aktivite për të drejtat e njeriut e cila në një intervistë e kritikoi Gashin për pasaktësi, sidoms kur bëhët fjalë për masakrën serbe ne Burgun e Dubravës, se janë vrarë përsona të armatosur, e që kjo është e palejushme për Shkelzën Gashin, edhe pse ekspozitat e tilla janë shumë të nevojshme të organizohen.Ajo adresoj kritika të rënda ndaj Gashit duke thënë se kjo ekspozitë nuk ka të bëjë më çeshtje të interpretimit , por më mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare të faktuara dhe të vërtetuara në gjykatë .Ne vazhdën e krizave politike dhe instiucionale na ndodhi edhe kjo krizë e cila veq sa e ndërlikon edhe më shumë situatën politiike madje edhe të sigurisë.E thash edhe më lartë se libri i Gashit ishte në qarkullim për dy vite radhazi, madje ishte edhe promovuar, ku nga disa ishte kritikuar dhe deri në paqitje të ekspozitës pak kush ose hiq nuk ishte marrë më këtë libër, nga tema shumë e ndjeshme e luftës!Shtrohet pyetje pse ishte heshtur, dhe pse tash gjithë kjo zhurmë ?Po të ishte reaguar më kohë dhe po të ishte bërë pjesë e debatit, sigurishtë së nuk do ta kishim këtë situatë që kemi sot.Kjo pjesë kur bëhët fjalë për të vrarët dhe të masakruarit në Kosovë nga regjimi terrorist I Millisheviqit, duhet ndarë nga tema politike, për ti ndaluar spekulimet e ndryshme të cilat dërgojnë ujin te armiku shekullor serb.Duhet pasur shumë kujdes në mos shtrëmbërimin e fakteve historike.Kjo nuk është vetëm çështje gabimi dhe as të terminologjie e përdorur, por qendron të përmbajtja e saj.Duhet pasur shumë kujdes nga secili se si paraqitet lufta, dhe mijëra viktimat e saj.Gjithashtu duhet të tregohet kujdes I madh që mos të lëndohën familjarët e të vrarëve.Askush nga estabilishmenti politik nuk ngulmojë që të deponojë materjal të bollshem pranë TPI-së në Hagë ,nga dëshmitarë dhe nga KMLDNJ-të në Kosovë të cilët disponojnë të dhëna të sakta për luftën, madje edhe Gashi.Padi për gjencid kishin bërë Kroacia dhe Bosnja ndaj Serbisë, edhe pse nga TPI-ja në Hagë për krime të luftës kurë nuk i diskutoj ato.Por megjithate ka vlerë historike deponimi për krimet serbe në ish-Jugosllavi.Drejtuesit e shtetit të Kosovës për 26 vite nuk e panë të arsyshme që të padisën Serbinë fashite për gjenocid dhe spatrime etnike ndaj shqiptarëve në tokat e tyre .U “harruan” gjithashtu edhe 1600 shqiptarë të zhdukur diku në Serbi.Kjo po shkakton indinjatë të vazhdueshme tek familjët e të zhdukurve.Duket së ky libër që tash doli si ekspozitë dhe u largua , nuk ka burime shumë të sakta dhe hulumitim të mjaftueshem.Natasha Kandiq mbrojti qëndrimin e vet me arsytimet e saj nga hulumtimi nga Fondi I vet, dhe më duket mua se paraqitja e saj u përqendrua më shumë tek të vrarët shqiptarë nga Burgu e Dubraves.Ajo foli edhe për pa saktësi të tjera, por jo shumë të qarta për opinionin e gjerë publik.Rasti ka kaluar të Prokuria dhe zhurmat politike dhe mediatike duhet të pushojnë, të cilat mund të përkëqësojnë situatën politike edhe më shumë ne vend.Na duhet stabiliteti politikë ,e puna e ekspozitës të Astrit Gashit ti lihet organeve përkatëse.Heshtja e atëhershme kur është botuar libri dhe zhurma e madhe sotme nuk justifikohen.Të mbijetuari të maskarës të Dubravës dhe familjarët e të vrarvve kan të drejtë të kërkojnë korrigjimin e librit apo edhe ndalimin. Sigurisht që masakrat në Kosovë duhet të dalin në qendër të jetës publike në formën dhe përmbajtjën, me botime nga njerëzit dëshmitarë të maskarave dhe nga Akademia dhe intelektualet e shumtë të cilët quditërishtë po preferojnë heshtje të madhe .Kjo duhet të bëhët sigurisht me parime të shëndosha , dhe në mënyrë përmbajtësore.Vetëm kështu mendoj e ruajmë kahun e duhur të historisë…Kemi lëshime më bollëk të kësaj klase politike ndaj hegjemonisë serbomadhe , kur Kosova krejt pas luftën u përballë më akte destabilizuese nga Serbia e kryekrimineleve të luftës deri te, Aleksander Vuqiq…