Mallorca dhe Muriqi ndalen me barazim nga Valencia

Mallorca dhe Valencia mbeten të përfshira në garën për mbijetesë në La Liga, pas barazimit 1-1 që nuk i ndihmon asnjërën palë.

Mallorca e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste me Vedat Muriqin dhe Sergi Darderin, ndërsa Takuma Asano ishte gjithashtu afër golit në pjesën e parë.

Megjithatë, Stole Dimitrievski mbajti gjallë Valencian me disa pritje vendimtare.

Mallorca kaloi në avantazh në fillim të pjesës së dytë me golin e Samú Costas, por nuk arriti ta mbyllë ndeshjen, duke lejuar rikthimin e Valencisë.

Barazimi erdhi përmes Umar Sadiq, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Javi Guerra dhe asistit të Luis Rioja, në minutën e 67-të.

Pas këtij rezultati, Valencia mbetet në vendin e 13-të, por me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Mallorca është vetëm një pikë pas tyre dhe vetëm tre pikë mbi zonën e rënies, me gjashtë ndeshje të mbetura në sezonin 2025/26.

Të dyja skuadrat tani përballen me presion të madh në javët e fundit të kampionatit, ku çdo pikë mund të jetë vendimtare për mbijetesën.

Pirati dardan, Vedat Muriqi luajti 90 minuta për Mallorcën, derisa u vlerësua me notën 7.3 nga “Flashscore”.

Muriqi deri më tan në La Liga, pas 31 ndeshjeve i ka 21 gola të shënuar – vetëm Kylian Mbappe ka më shumë se ai (23).

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo