Lufta në Iran rrezikon mbi 200 000 vende pune në Gjermani

Sipas kompanisë së sigurimit të kredive “Allianz Trade”, më shumë se 200 mijë vende pune në Gjermani mund të rrezikohen gjatë këtij viti si pasojë e ndikimeve ekonomike të luftës në Iran, ka raportuar të mërkurën transmetuesi privat gjerman n-tv.

Siç raporton transmetuesit privat gjerman n-tv, “Allianz Trade” tha se falimentimet e bizneseve pritet të vënë në rrezik më shumë se 200.000 vende pune në Gjermani gjatë këtij viti.

“Konflikti në Lindjen e Mesme tashmë po ka një ndikim të rëndësishëm në Gjermani dhe lufta tregtare me SHBA-në ende nuk ka përfunduar”, tha Milo Bogaerts, kreu i kompanisë “Allianz Trade” për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën.

Ai shtoi se në Gjermani pritet rritje e falimentimeve me 2,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 24.650 raste, që do të përbënte nivelin më të lartë në 14 vitet e fundit.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, gjykatat lokale në Gjermani regjistruan 24.064 raste falimentimesh vitin e kaluar, një rritje e ndjeshme prej rreth 10,3 për qind

Shefja ekzekutive e “Allianz Trade”, Aylin Somersan Coqui, tha se kompania në nivel global parashikon rritje prej 6 për qind të falimentimeve të kompanive, me ritëm më të shpejtë se në Gjermani. Ekspertët kanë rishikuar parashikimet për shkak të luftës në Iran, e cila po rrit presionin mbi sektorët me intensitet të lartë energjie si transporti, kimikatet dhe metalet.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të siguruesit, pritet një përmirësim në vitin e ardhshëm, me një rënie prej 2 për qind të falimentimeve në Gjermani, në rreth 24.150 raste, pasi presioni nga lufta mund të zbutet dhe masat stimuluese ekonomike të japin efekt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo