LSDM-ja parashtroi nismë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Punë të Brendshme





Përgatitjet për planin disavjeçar të Hristijan Mickoskit për izolimin e vendit dhe grabitjes së qytetarëve është në vijim. Prokuroria Publike dhe gjyqësori janë nën kontroll të pushtetit, me prokurorë dhe gjykatës të përshtatshëm të afërt me Mickoskin, vijon partizim brutal edhe i MPB-së, thuhet në kumtesën e LSDM-së nga konferenca për media e Aleksandar Sasha Dimitrijeviq.

“Derisa krimi dhe korrupsioni sundojnë kudo, skandale me 5 tonë drogë të cilat qojnë në krye të pushtetit, në MPB po ndodh operacion për largimin e profesionistëve të papërshtatshëm dhe vendosjen e militantëve partiakë. Me Ligjin e ri të Punëve të Brendshme, të cilin e miratuan dhe ndryshuan disa herë për vetëm një vit, VMRO dhe Pançe Toshkovski i degradojnë profesionistët dhe instalojnë ushtri partiake në polici. Profesionistë me përvojë 30-vjeçare, të cilët me dekada ndërtonin karrierë, gjatë natës janë shkarkuar nga pozitat udhëheqëse në realizues më të ulët. Dimitrijeviç theksoi se qëllimi është i qartë: MPB-ja të shndërrohet në mekanizëm partiak për llogaritje me të papërshtatshmit dhe mbrojtje të krimit dhe korrupsionit në vend. Ai shtoi se LSDM-ja do ta kundërshtojë fuqishëm.

“Sot po parashtrojmë Nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për këtë Ligj skandaloz të Punëve të Brendshme. Kërkojmë anulim urgjent të dispozitave kontestuese dhe ndalimin e të gjitha shpërndarjeve të jashtëligjshme dhe procedurave të Toshkovskit të cilat janë miratuar në bazë të këtij Ligji. Nuk do të lejojmë që MPB-ja të bëhet shtab partie i VMRO-së”, theksoi Dimitrijeviq.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo