Latif Arifi: Protesta e studentëve në Shkup është e drejtë, hipokrizi mbështetja nga BDI-ja





Latif Arifi

Protesta e studentëve në Shkup është e drejtë, e vonuar dhe plotësisht legjitime. Askush nuk ka të drejtë ta zbehë apo relativizojë këtë zë.
Por është kulmi i hipokrizisë që sot të shfaqet si mbështetëse BDI, një subjekt që për mbi 20 vite në pushtet e shndërroi universitetin në instrument partiak, mbushi këtë institucion të shenjtë me militantë dhe dështoi të zgjidhë edhe çështje bazike si e drejta për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ata që heshtën dhe penguan për dy dekada, sot nuk mund të shiten si zë i studentëve.
Studentët nuk duhet të mbajnë barrën e dështimeve të politikës. Ata meritojnë mbështetje të pastër, pa prapavijë dhe pa manipulim. Zëri i tyre duhet të dëgjohet fuqishëm, i lirë nga ata që për 20 vite politizuan gjithçka.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo