LaLiga me postim special për Vedat Muriqin





Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur të hyjë në historinë e skuadrës spanjolle, Mallorca, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Muriqi arriti të shënojë dy gola ndaj Rayo Vallecanos dhe duke tejkaluar legjenden Samuel Eto’o i cili kishte shënuar 54 gola, ndërsa “Pirati” arriti në 55 gola, transmeton Klankosova.tv.

Kjo histori, nuk ka lënë të bie në sy edhe të faqes zyrtare të LaLigas të cilët i kanë dedikuar një postim të veçantë për yllin e Kosovës.

“Numër një” ishte postimi, duke e cilësuar Muriqin si të parin e skuadrës spanjolle.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo