Kurti: Zgjedhjet nuk janë opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes në mbledhjen e qeverisë ka paralajmëruar kompromis për presidentin.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion, pasi ato nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha dhe do të krijonin shpenzime nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se fiton 80 deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen bisdime të sinqerta, me interesin për vendin tonë”.

“Ne jemi të hapur për zgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetar,shteti ynë ka nevojë për stabilitet veçmas në këtë kohë të trazuar. Por përtej kësaj, ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri, sepse qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre më 28 dhjetor, 113 ditësh. Qytetarët votuan për 4 vjet, dhe në përputhje me vullnetin e tyre do ta sjellim për miratim programin qeverisës 2026-2030. Jemi të bindur që zgjedhjet e reja nuk sjellin ndryshime të mëdha, të krijojë shpenzime nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në.”, tha Kurti.

Ai konfirmoi se sot do ta takojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. /Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo