Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, thotë se shumë po manipulojet me çështjen e gjuhës shqipe. Një gjë të tillë, kreu i Kushtetueses e ka thënë në emisionin “Me fakte” të MTV-së.
“Dua të bëjë apel rreth kësaj çështje, meqë shoh se shumë po manipulohet. Askush nuk do ta prek gjuhën shqipe. Gjykata Kushtetuese ekziston për të ndihmuar të drejtat e garantuara, nëse ato janë gjuhësore, nëse janë të përfaqësimit të drejtë…, t’i ndihmojë ato dhe assesi t’i abrogojë. Ato janë kategori kushtetuese, prandaj nuk i pranojë kualifikimet, se ato dikush dëshiron t’i abrogojë, ta ulë përdorimin e gjuhë shqipe apo eventualisht atë ta rrezikoj. Të pasakta janë, absolutisht”, ka thënë ndër të tjera njeriu i Parë i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) Darko Kostadinovski.
Ai ka thënë se vendimet e Gjykatës do të kenë për qëllim që ta lehtësojnë zbatimin praktik të të drejtave.