Kremlini ka bërë të ditur se nuk do të urojë liderin e opozitës hungareze, Peter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje, transmeton Anadolu.
“Nuk dërgojmë urime për vende jomiqësore. Dhe Hungaria është një vend jomiqësor, ajo mbështet sanksionet kundër nesh”, tha për Life.ru zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov njoftoi se Moska ka qenë në dialog me kryeministrin në detyrë, Viktor Orban.
Më herët gjatë së hënës, Peskov u tha gazetarëve se votuesit hungarezë kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe se Rusia respekton rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, në të cilat Magyar mundi Orbanin, duke i dhënë fund qëndrimit të tij 16-vjeçar në pushtet.