Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë ku pas konfliktit banal mbeti pa jetë 63-vjeçari, Ismail Aliaj.
Sipas burimeve të sigurta nga Policia e Vlorës ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës i cili edhe ai mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital ka pasur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
Konfirmuar nga burimet policore babë e bir ku njëri prej tyre mbeti viktimë, kanë shkuar në rrugë “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e ngjarjes dhe sqaruar konfliktin.
Autori ka qenë në makinë në ato momente me familjen e tij pasi sapo ka nxjerr djalin nga spitali ku viktima më të birin i janë afruar.
Kanë debatuar me fjalë dhe më pas situata ka degraduar në fyerje e sharje.
Duke qenë se autori ka shtëpinë aty pranë kanë ndërhyrë në konflikt edhe dy shokë të tij. Aty ka nisur një konflikt fizik mes palëve duke u zënë me shkelma dhe grushte.
Autori e ka goditur 63-vjeçarin Ismail Aliaj dy herë me grusht dhe një herë tjetër me shkelm.
Viktima është përplasur në tokë e ka gjetur vdekjen. Konfirmuar gjithashtu se viktima ka pasur edhe probleme në zemër ku është operuar më parë dhe krahas goditjes mund të ketë qenë një ndër faktorët që i ka shkaktuar vdekjen.
Autori së bashku me dy shokët e tij më pas janë larguar me makinë nga vendi ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.
Viktimës i kanë djegur edhe automjetin rreth një muaj më parë por siç konfirmohet nga policia kjo ngjarje s’ka lidhje me djegien e makinave që ka pasur viktima.