Kapet me pesë paketime drogë, arrestohet 17-vjeçari në Tetovë





Një 17-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi tek ai janë gjetur pesë paketime me lëndë të dyshuar narkotike.

Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 02.04.2026 rreth orës 22:15 në rrugën “155” në lagjen Drenovec të Tetovës.

“Gjatë kontrollit ndaj personit janë gjetur dhe sekuestruar pesë paketime me lëndë të gjelbër bimore”, thuhet në njoftimin për Tetovasot.

I mituri është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal.

“Ndaj tij do të paraqitet kallëzim sipas nenit 215 të Kodit Penal”, bëjnë të ditur autoritetet për Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo