Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri në emisionin “Me fakte” në TVM1 duke folur për qeverinë teknike ka thënë se ajo ishte shpëtim momental për vendin gjatë vitit 2015, sepse vendi atëherë ishte në një kolaps të madh.
“Qëndrimi i VLEN për qeverinë teknike është se ajo paraqiste shpëtim në vitin 2015 dhe 2016 sepse vendi ishte në një kolaps të madh, apo një shpëtim momental dhe kjo vazhdoi deri në vitin 2026 që më në fund ta dërgojmë në histori”, tha Beqiri.
Sipas saj institucionet tanimë janë mjaftueshëm të pjekur për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Si VLEN mendojmë se shteti tanimë është mjaftueshëm i pjekur që institucionet të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha deputetja e VLEN, Kaltrina Beqiri.