Në këtë contest politika po kthehet në anomali, në vend që të jetë kusht për jetën parimore politike . Deputetet sikur paraprakishtë po përgaditen për zënka dhe akuza të ndërsjella të cilat asgjë nuk iu shërbëjnë qytetarëve .Kjo sigurisht tregon nivelin e tyre të ulët intelektual, pa edukaten politike , vulgaritetin dhe çdo përmbajtje tjetër, por që nuk ka asnjë lidhe më politikëbërje…
Skënder MULLIQI
Ajo qka po shohim dhe ndëgjojmë që shumë kohë në Parlament, si institucioni më i lartë i shtetit , e lë njeriun pa fjalë!Nuk bëhën këtu vetëm dallime politike që po dukën si të pa kalueshme, por po bëhët fjalë për mungesë kronike të argumenteve , më të cilat fatkeqësisht publiku është mësuar ti ndëgjojë.Në këtë contest politika po kthehet në anomali, në vend që të jetë kusht për jetën parimore politike . Deputetet sikur paraprakishtë po përgaditen për zënka dhe akuza të ndërsjella të cilat asgjë nuk iu shërbëjnë qytetarëve .Kjo sigurisht tregon nivelin e tyre të ulët intelektual , pa edukatën politike , vulgaritetin dhe çdo përmbajtje tjetër, por që nuk ka asnjë lidhe më politikëbërje.Ata janë të zgjedhurit e popullit për të punuar për popull, e jo për qëllime profitereske e zhvatëse.Kështu deputetet jo të gjithë natyrishtë edhe po e lënë përshtypjën, që në fakt edhe është .Është përshtypja e përgjithshme për fenomenologjin e fjalimeve publike të cilat janë jashtë çdo niveli.Pak po shohim debate të udhëhequra nga dija .Zënkat ndonjëherë e qe natyrishtë ndodhin duhet të janë në stilin e arsyeshem politikë .Jemi dëshmitarë se e gjithë çka po ndodhe në Kuvend, nuk ka lidhje më stil dhe as më politikë .Ky paradoks është i dhembshem për një shtet demokratik. Atje ku duhet të ekzistojë një minimum I dinjitetit ,po mbretërojnë ofendimet ,zhurmat dhe vulgariteti.Politika edhe është luftë mendimesh.Por dallimi ndërmjet fjalëve të ashpëra , emocioneve dhe primitivizmave , dhe ofendimve përsonale , ky është kufiri që nuk kalon pa pasoja .Për kuvendarë më muaj dhe vite të tëra këto po i konsiderojnë si diqka normale , e janë shumë jashtë qdo logjike të shëndosh , dhe jashtë çdo normaliteti.Kjo tashmë I ka kaluar të gjitha përmasat e debateve normale politike .Kjo çka po ndodhë në Kuvend, është rrënim i kulturës elementare, pasqyrë e një shoqërie e cila shpesh po pranon standare të tilla të ulëta si nomalitet.Këtu eshe është mbrendia e problemit , jo vetëm e atyre që po preferojnë një gjuhë të tillë , jashtë qdo norme politike dhe morale , por edhe neve të cilët po i ndëgjojmë dhe po heshtim si qytetarë të këtij vendi.Kuvendi do të duhej të jetë vendi ku më gjithë dallimet në mendime , ruhet dinjiteti i fjalës publike .Këto më nuk janë rastësi , por problem që nuk mbetet vetëm politik.Parlamenti duhet të jetë hapësirë ku mbretëron serioziteti, ku mbrëtëron përgjegjësia e fjalës publike , për temat e politikave të brendshme dhe politikat e jashtme , e jo vend i zënkave pa asnjë dobi dhe frustrimeve …