Izraeli është gati “ta kthejë Iranin në epokat e errëta”, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz.
Duke folur në një vlerësim të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes, Katz tha se ushtria izraelite është gati të rifillojë luftën kundër Iranit.
“Objektivat janë të shënuara”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Katz tha se Izraeli po “pret një dritë jeshile” nga Shtetet e Bashkuara për të rifilluar luftën dhe “përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei dhe për ta kthyer Iranin në epokat e errëta”.
Të enjten në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë për të diskutuar Izraelin dhe Libanin, tha një burim izraelit për CNN.