Ismail Ismaili krijon kampionët – Shkëndija U16 vetëm një pikë larg festës së madhe të kampionit





Shkëndija U16 ka dhënë sot një tjetër sinjal të fuqishëm se ky sezon i takon plotësisht asaj shkruan Tetovasot. Në derbin e madh të zhvilluar në Tetovë, ku përballë kishte rivalin direkt për titull Makedonija Gjorçe Petrov U16, kuqezinjtë triumfuan bindshëm me rezultat 3:1.
Kjo fitore nuk është thjesht tre pikë por një performancë e shkëlqyer që çon drejt titullit. Me këtë sukses, Shkëndija U16 tashmë ka nevojë vetëm për një pikë të vetme për t’u shpallur matematikisht kampione, duke vulosur një sezon ku ka dominuar në çdo aspekt të lojës.
Nga fillimi i kampionatit e deri më sot, kjo gjeneratë ka treguar stabilitet, disiplinë dhe cilësi të lartë në të gjitha repartet. Një skuadër e ndërtuar me balancë perfekte, ku mbrojtja është e hekurt, mesfusha kreative dhe sulmi vdekjeprurës.
Merita të mëdha për këtë sukses i takojnë trajnerit Ismail Ismaili, i cili ka arritur të krijojë një ekip kompakt dhe me mentalitet fitues.
Deklarata e trajnerit Ismaili: “Jam shumë krenar për djemtë. Ata e meritojnë çdo sukses që po arrijnë, sepse kanë punuar fort gjatë gjithë sezonit. Fitorja ndaj një kundërshtari direkt si Makedonija Gjorçe Petrov tregon karakterin dhe cilësinë tonë. Nuk do të ndalemi këtu por synimi ynë është ta mbyllim kampionatin me dinjitet dhe ta kurorëzojmë këtë punë me titullin që e kemi merituar.”
Me këtë ritëm dhe këtë formë, Shkëndija U16 duket e pandalshme dhe titulli është vetëm çështje kohe. Tetovasot.

Ismail Ismaili krijon kampionët – Shkëndija U16 vetëm një pikë larg festës së madhe të kampionit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo