Humbi jetën pasi ra nga ballkoni, reagon policia: 2-vjeçari ndodhej në banesë me nënën e tij





Policia e Vlorës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen “Pavarësia 3” ku humbi jetën një 2-vjeçar. Policia bën me dije se fëmija rreth orës 18:20 ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte.

Mësohet se në banesë ndodhej edhe nëna e të miturit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Vlorë / Informacion paraprak. Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo