Hoxha: Pajisje të reja për mbeturinat në Strugë dhe investime të shtuara në infrastrukturë





Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, inspektuan pajisjet e sapo blera komunale – pjesë e krijimit të një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm rajonal për menaxhimin e mbeturinave.

Në këtë fazë të projektit, i cili zbatohet me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komuna e Strugës përfiton tre kamionë për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet prej 12 m³, dy kamionë prej 8 m³ dhe një kamion tip kiper, si dhe 8.204 kosha dhe 132 kontejnerë. Një pjesë e pajisjeve tashmë është dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet deri në tetor 2026, me ç’rast forcohen ndjeshëm kapacitetet e ndërmarrjes publike komunale dhe përmirësohet mbulimi me shërbime në zonat urbane dhe rurale.

Gjatë vizitës, ministri u informua gjithashtu për progresin në terren të investimeve të tjera në Strugë të mbështetura nga Ministria – ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në qytet dhe sistemin kolektoral Radozhdë–Kalishte. Puna në këtë infrastrukturë kyçe, përfshirë edhe fillimin e sotëm të ndërtimit të sistemit të kanalizimit në fshatin Vranishtë, dëshmon përkushtimin e ministrisë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e rajonit të Strugës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo