Greva e personelit të “Lufthansa” ka çuar në anulime masive të fluturimeve





Greva e personelit të kabinës në kompaninë ajrore gjermane “Lufthansa” ka shkaktuar anulime fluturimesh dhe ka prishur udhëtimet e mijëra pasagjerëve në të gjithë Gjermaninë.

Rreth 20.000 stjuardesa dhe stjuardë sot kanë ndërprerë punën me thirrje të sindikatës, me qëllim që të ushtrojnë presion për shkak të mosmarrëveshjes rreth kontratës kolektive në kompaninë amë dhe në filialin e saj rajonal “Lufthansa CityLine”, njofton “Spiegel”.

Sipas orarit të fluturimeve, rreth 75 për qind e afro 350 ngritjeve të planifikuara në qendrën kryesore të kompanisë në aeroportin e Frankfurtit janë anuluar. Greva ndikon gjithashtu në funksionimin e aeroporteve në Mynih, Berlin, Lajpcig dhe Shtutgart.

Edhe pse greva zyrtarisht është e drejtuar ndaj fluturimeve që nisen nga Gjermania, pritet që mungesa e avionëve të ndikojë edhe në shumë fluturime kthimi për pasagjerët që po kthehen nga udhëtimet e Pashkëve. Ky është greva e tretë e madhe në kompaninë më të madhe ajrore gjermane këtë vit, pas dy grevave të mëparshme të pilotëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo