Gjendet një granatë një ndërtese në veri, policia rrethon zonën – ekipet e deminimit e largojnë me sukses
Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është gjetur sot rreth orës 11:15 në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi.
“Ekzistojnë njësi policore kompetente për çminim, të cilat po kontrollojnë zonën. Do të shohim se për çfarë bëhet fjalë. Në përgjithësi, informacioni është se ka një granatë dore”, tha Baliqi.
Ai më tutje ka konfirmuar se mjeti është tërhjekur në mënyrë të sigurt. /Reporteri.net/