Gerard Pique i ka shprehur mbështetjen e tij Pau Cubarsit pas kartonit të kuq që mbrojtësi i ri i Barcelonës mori në humbjen ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Pique i dërgoi fjalë inkurajuese talentit të ri përmes një komenti në postimin e Cubarsit në Instagram, duke shkruar: “Mbaje kokën lart, mik. Do t’i mposhtësh në ndeshjen e kthimit”.
Mbrojtësi adoleshent u përjashtua nga loja pak para përfundimit të pjesës së parë, pas një ndërhyrjeje ndaj Giuliano Simeones, duke e lënë Barcelonën me dhjetë lojtarë në një moment kyç të ndeshjes së parë çerekfinale.
Menjëherë pas këtij episodi, Julian Alvarez përfitoi nga situata dhe shënoi nga goditja e lirë e akorduar, duke e rënduar edhe më shumë situatën për katalanasit.
Pas ndeshjes, Cubarsi mori përgjegjësinë për incidentin dhe kërkoi falje ndaj shokëve të skuadrës dhe tifozëve.
Gjesti i tij u vlerësua dhe u mbështet gjerësisht brenda ekipit, përfshirë Dani Olmo, Ronald Araujo dhe Marc Bernal. /Telegrafi/