Filipçe: Mickoski nuk ka kapacitet dhe as njohuri për të udhëhequr shtetin, ai di vetëm të blejë dhe të shesë rrymë

Mickoski nuk ka kapacitet, dëshirë e as njohuri se si udhëhiqet shteti, theksoi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në paraqitjen e sotme në ditarin qendror të RTVM 1.

​Filipçe vuri në dukje se në vend të masave dhe ndihmës për qytetarët, opinioni po dëgjon fjalorin fyes të Mickoskit dhe defokusim nga problemet reale në shtet.

​”Çfarë bën kryeministri kur ju gazetarët pyetni për masat tona? Na ofendon me fjalë degraduese. Opozita, LSDM dhe unë personalisht u quajtëm ‘mollusqe’ dhe ‘llumi i shoqërisë’. Është turp të përdoret një fjalor i tillë. Njeriu nuk ka kapacitet, as dëshirë, as njohuri se si udhëhiqet shteti. Di vetëm të blejë dhe të shesë energji elektrike, dhe këtë po e bën vazhdimisht,” tha Filipçe.

​Në intervistë, Filipçe theksoi se derisa qytetarët mezi po mbijetojnë, kryeministri Mickoski ende nuk po ndërmerr masa konkrete.

​”Deri para fillimit të krizës, as dy paga minimale nuk mjaftonin për shportën e konsumit, ndërsa tani as tri paga minimale nuk mjaftojnë. Njerëzit kanë problem real, qeveria nuk bën asgjë. Kur do të ndërmarrë veprime qeveria? Çfarë duhet të ndodhë? Ka një rritje prej mbi 40% të çmimeve të karburanteve, 10% shtrenjtim të produkteve bazë ushqimore si buka dhe vajit, ndërsa pemët dhe perimet janë shtrenjtuar deri në 200%. Ka rritje të çmimit të miellit dhe sheqerit, gjithçka në markete është shtrenjtuar. Çfarë duhet të ndodhë më shumë?” potencoi Filipçe.

​Gjithashtu, ai shtoi se kriza pritet të thellohet edhe më shumë, ndërsa barra do të bjerë mbi kurrizin e qytetarëve.

​”Do të përmend një analizë objektive që doli para dy ditësh nga takimi i 27 ministrave të energjisë të Bashkimit Evropian. Kriza sapo po vjen. Edhe nëse lufta në Iran ndalet nesër, në muajt e verës do të ketë një krizë që nuk e kemi parë deri më tani – nuk e them unë këtë, këtë e tha eurokomisioneri për energji pas atij takimi. Ndërsa qeveria sërish nuk bën asgjë. Çfarë bën? Vëzhgon. Çfarë vëzhgon? Njerëzit nuk kanë kapacitet dhe nuk duan t’i dëgjojnë propozimet tona,” vuri në dukje Filipçe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo