Është privuar nga liria një banor i Gjevgjeleisë, ka transportuar gjashtë emigrantë dhe ka dalë nga rruga
Më 12.04.2026, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandim emigrantësh”. Më 11.04.2026 në orën 21:20, në rrugën rajonale Bogdanc–Gjevgjeli, më saktë në vendin e quajtur “Ura e Larme”, një automjet pasagjerësh “Folksvagen” me targa bullgare, i drejtuar nga I.D., ka dalë jashtë rrugës.
Pas aksidentit, shoferi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga nëpunësit policorë, ai është gjetur. Në vendin e aksidentit janë gjetur gjashtë persona të lënduar emigrantë nga Egjipti, prej të cilëve njëri me lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa pesë emigrantët e tjerë dhe I.D. kanë pësuar lëndime trupore.
Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Gjevgjeli.