Pas vendimit të Kuvendit Qendror për mbajtjen e Kongresit IX, sot në Butel dhe në Çair u mbajtën kuvendet zgjedhore.
Në degën e Butelit, me vota unanime, kryetar i degës u zgjodh z.Ermond Miftari. Gjithashtu, u zgjodh kryesia e re e degës, u zgjodhën delegatët për Kongres dhe u votua propozim lista për Kuvendin Qendror nga Dega e Butelit.
Ndërsa në degën e Çairit, kuvendi:
* zgjodhi delegatët e Kongresit
* votoi propozim-listën e kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Çairit
Punimet e kuvendeve i ndoqën Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, dhe nënkryetari i partisë, z.Halil Krasniqi, të cilët theksuan rëndësinë e organizimit të brendshëm, unitetit dhe mobilizimit të strukturave në funksion të realizimit të objektivave politike.