Dy persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej janë denoncuar tre raste





Më 11.04.2026 në orën 12:50, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar, e privuan nga liria një 22-vjeçar me qëndrim të përkohshëm në Rosoman, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 22-vjeçare të pakurorëzuar, me ç’rast ka përdorur edhe një send druri. Ai u dërgua në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në orën 23:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 24-vjeçar nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se në shtëpi e ka sulmuar fizikisht motrën e tij 28-vjeçare dhe u është kanosur anëtarëve të tjerë të familjes. Ai është ndaluar në stacion policor, u njoftua prokuror publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.04.2026 në ora 23:06 në SPB Shkup, një burrë 41-vjeçar nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:30 në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo