Ejup Berisha
Dua të jemë një faktorë i rëndësishëm politik.
Në këtë shkrim dua të shkruaj për një temë shumë të dashur dhe të pëlqyeshme për mua. Cila është ajo temë ajo pra është dëshira apo ambicja ime e kahmotshme që të zgjedhem President Republike. Jamë tejet i vetëdijshëm se vrojtues anësor do ta shfrytëzojnë rastin që të tallen me mua për këtë që e shkruaj. Por u tallën apo jo une jamë ky që jamë dhe nuk e kamë ndërmend që të heq dorë nga kjo ambicje dhe deshirë e imja. Pse? Sepse ambicjet dhe dëshirat e mbajnë të gjallë njeriun. Pse herë pas here shkruaj shumë shpesh dhe e përmendi këtë çështje, këtë e bëj për faktin se dua te jemë një udheheqës i rëndësishëm i cili shtetin dhe qytetarët i lëviz drejt zhvillimit mirqenies dhe përparimit. Pra dua të jemë udhëheqës pozitiv e i denjë i shtetit dhe i qytetarëve të cilët jetojnë këtu në RMV. Në çështjen nuk shpreh vetëmse idealizëm por dua të zbatoj edhe pragmatizëm. Une pra dua që të bëhem i pari i shtetit me qëllim që njerezit ta ndjejnë më të afërt jo vetëmse postin por edhe bartësin e tij. Presidenti i Republikës duhet të jetë një figure integruese dhe bashkuese ky profil faktori politik u duhet qyetarëve pasqë u ka munguar një kohë bukur të gjatë këtu te ne. Mendoj se ka ardhur koha që në krye të shtetit të zgjedhet një funkcionar që i zgjidh problemet dhe vështërsitë e jo një i tillë që i krijon apo dhe i shumfishon të njejtat. Duhet zgjedhur një President që din të negocion për çështje të rëndësishme shtetërore apo një politikan i cili kontribuon për sigurimin e paqës, sigurise dhe qetësisë në vend. Po të jeme unë një i tillë do të jemë një njeri në maje të kierakisë shteterore i cili i kupton idetë konceptet dhe fenomenet që ndodhin këtu në RMV. Por dhe din që tu ban ballë sfidave me te cilat ballafaqohet shteti dhe qytetarëte e vendit. Dua te takohem me shpresh me të gjithë qytetarët e jo vetem me ata që janë të pasur, pra dua të takohem me të gjithë duke mos i anashkaluar edhe njerëzit të cilët ballafaqohen me skamje. Pse të mos takohem edhe me këta kur të njejtët janë gjithashtu njerëz si të gjithë njerëzit e tjerë pra edhe këta duhet të respektohen dhe të çmohen. Në fund të fundit këta kanë më shumë nevojë që dikush ti takon.ti dëgjon dhe ti ndihmon. Si President dua të jemë lojtar i rëndësishëm politik kjo do të thotë dua të negocioj me të gjitha strukturat shteterore dhe joshtetrore, më tej dua të mbaj raporte të mira me partitë politike por edhe të
bëj kompromise të pranueshme për shtetin dhe qytetarët. Më tej si President dua të barazpeshoj mes asaj që është e drejte dhe asaj që eshte politikishtë e mundur. Më tej dua të pozicionohem fuqishëm përballë proceseve të rëndësishme vendim-marrëse kjo don të thotë ti njoh detajet e jo më tepër të merrem me përshtypjet e aq më pak me thash e themet. Si i pari i shtetit dua të mbaj qëndrime të drejta për çështjet kryesore politike dhe ti çasem menaxhimit të marrdhënieve të brendshme dhe të jashtme të cilat janë në interesin përgjithshëm. Për këtë arsye do të bashkpunoj me te gjithë ata faktorë që janë kontribues për zbatimin e të mirës së përgjithashme. Për arritjen e qëllimit dhe ambicjes që të bëhem President dua të jeni të bindur se kamë ide e qendrime dhe parasegjithash aftësi për udheheqje dhe menaxhim të mirë. Do të
jemë i besueshëm dhe kompetent për punët, aktivitetet dhe akcionet që do të duhet ti ndërmerr Presidenti. Nuk do të bëj kompromis me gjërat negative dhe të keqijat që i janë kanosur dhe i kanosen shtetit dhe qytetareve siç janë krimi dhe korrupcioni si dhe përherë do të veproj në kuader të kushtetutës dhe ligjeve. Do të jemë jo vetëmse garatues i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit por gjithashtu do të jemë edhe ruajtës dhe kultivues i dinjitetit njerezor. Nuk dua të tiglloj në mënyrë patetike e as utopiste por si i pari i shtetit dua të jemë pragmatik dhe realist. Pasi ta keni lexuar këtë shkrimin tim dua të jeni të bindur se e keni një kandidat te përgaditur, të denjë dhe të përkushtuar për aktivitetet, punët dhe obligimet që do të më takonin si Presient Republike. Pra e keni njeriun tuaj i cili për realizimin e deshirës dhe ambicjes në fjalë pret perkrahje jo vetëm nga ju qytetarët por edhe nga subjekte tjera shoqërore si dhe nga subjektet politike në shtet.