Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person ka përfunduar në ndalim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën “Haxhi Zeka”, ndërsa policia është njoftuar për një përplasje mes babait dhe djalit.
Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar palën ankuese dhe të dyshuarin, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor – Veriu.
Siç mëson Sinjali, viktima G. E (73 vjeç), pasi ka pranuar tretman mjekësor, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij A. I (51 vjeç).
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
I njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.