Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin mbrëmjen e djeshme, ku një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një sulmi brutal ndaj familjarëve të tij. Sipas raportit të policisë, personi me iniciale M.S., fillimisht ka përdorur një mjet të mprehtë për të kërcënuar bashkëshorten dhe prindërit e saj, ndërsa më pas ka kaluar në dhunë fizike.
Skena e tmerrit ka ndodhur rreth orës 20:30 në shtëpinë e tyre, ku agresori ka sulmuar nusen dhe vjehrrin, duke shkaktuar kaos dhe frikë. Policia ndërhyri rreth dy orë më vonë duke e arrestuar autorin, ndaj të cilit tashmë po përgatiten masat ligjore.