Bilall Kasamit i has shara në gozhdë: Me “Odlluka na Vllada” ndalohet shitja e stadiumit të vjetër! (DOKUMENT)

Gjatë muajit Janar-Shkurt të vitit 2026, Këshilli komunal i Tetovës ka miratuar ndryshimin e planit urbanistik – PDU të bllokut urban 8, gjegjësisht hapësirën e Stadiumit të Vjetër. Sipas planit të Bilall Kasamit, nga stadiumi i vjetër do të bëhet hapësirë afariste, pra hapësirë banimi me ndërtesa 15, 9 dhe 7 kate.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me këtë inicativë tenton të shesë hapësirat e stadiumit në ankand publik ose në ndonjë formë tjetër, ashtu si ka shitur hapësirat e Monopolit, Parkingun tek Renova, NPK-në Saubemacherit, Ndriçimin Publik dhe disa pjesë të tjera të komunës kompanive private ose personave fizik.

Portali TetovaSot ka arritur të sigurojë vendimin e qeverisë me 28 janar të vitit 2014 me Nr. 42-238/1, të nënshkruar nga zv/kryetari i qeverisë Vladimir Peshevski:

Me këtë vendim, përdoruesit të deritanishëm – Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e objekteve sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë – i ndërpritet e drejta e përdorimit të pasurisë së paluajtshme – objekti i Stadiumit të Vjetër në Tetovë, i evidentuar në KP nr. 219, i regjistruar në fletë pronësie nr. 101072 KO Tetovë, me sipërfaqe të përgjithshme prej 218 m², edhe atë:
Numri i ndërtesës 1, me destinim ndërtesë D3, hyrja 1, kati përdhes, pjesë e veçantë e ndërtesës PP me sipërfaqe prej 209 m²
Numri i ndërtesës 1, me destinim ndërtesë D3, hyrja 1, kati përdhes, pjesë e veçantë e ndërtesës PP me sipërfaqe prej 9 m²” (Neni 1)

Në vendim thuhet se stadiumi i Tetovës i jepet komunës së Tetovës pa kompensim:

Stadiumi i Tetovës i jepet për përdorim të përhershëm Komunës së Tetovës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka marrë vendim për ndërprerjen e përdorimit të mëparshëm dhe dhënien në përdorim të përhershëm të një pjese të pasurisë së paluajtshme – stadiumit të qytetit në Tetovë – në pronësi të shtetit, për Komunën e Tetovës. Sipas vendimit, ndërpritet e drejta e përdorimit për ndërmarrjen publike që menaxhonte objektet sportive në pronësi shtetërore, ndërsa objekti i stadiumit në Tetovë i jepet Komunës së Tetovës për shfrytëzim të përhershëm dhe pa kompensim” (Neni 2).

Në Nenin 4 të vendimit theksohet se objekti duhet të përdoret në përputhje me interesin publik dhe nuk guxon të ndryshohet destinimi i tij:

Objekti nga neni 1 i këtij vendimi duhet të përdoret në mënyrë që të ruhet interesi publik dhe veprimtaria e objektit nuk guxon të ndryshohet. Nëse Komuna vendos të investojë në objekt përmes partneritetit publik-privat, investimi nuk guxon të jetë më i vogël se 10 milionë euro, ndërsa punimet ndërtimore duhet të fillojnë brenda dy viteve dhe të përfundojnë brenda tetë viteve nga lidhja e kontratës për partneritet publik-privat” (Neni 4).

Ky nen tregon qartë se Bilall Kasami nuk ka të drejtë as ta shesë dhe as ta ndryshojë destinimin e stadiumit nga hapësirë sportive në banimi.

Komuna e Tetovës, megjithëse është kontaktuar në mënyra të ndryshme nga portali TetovSot si adresë elektronike, SMS dhe formë të tjera  nuk ka dhënë asnjë përgjigje deri sot.

Një reagim i thejshtë ka ardhur vetëm nga partia opozitare BDI edhe atë  një muaj pas publikimit të ndryshimit të Planit nga  Këshilli komunal, reagimi ka qenë me anë të një video pa dhënë detaje pse duhet ndaluar dhe si po tenton të shitet stadiumi i vjetër nga kreu i Tetovës, Bilall Kasami.

Deri tani nuk ka reagime as nga klubet futbollistike të Tetovës, si Shkëndija dhe Teteksi, as nga tifo-grupet Ballistet dhe Vojvodat, për shitjen e kësaj hapësire sportive dhe transformimin e saj në nga fushë sporti në hapësirë banimi.

 

Kjo është kontrata e vendimit të qeverisë ndërsa më poshtë është ndryshimi i PDU- 8 nga Bilall Kasami,

Bilall Kasamit i has shara në gozhdë: Me “Odlluka na Vllada” ndalohet shitja e stadiumit të vjetër! (DOKUMENT)

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo