Bexhet Pacolli: Sot duket se mbyllet një kapitull i gjatë në Hungari. Viktor Orbán humb zgjedhjet..!
Bexhet Pacolli
Nga një lider që premtoi stabilitet dhe mbrojtje të interesave kombëtare, ai u shndërrua në nje lider autokrati të një sistemi të kritikuar për kontroll të institucioneve dhe mungesë balancash demokratike. Marrëdhëniet e afërta me liderë si Robert Fico, Aleksandar Vučić dhe Vladimir Putin shpesh e larguan Hungarinë nga linja e Bashkimi Evropian, duke krijuar tensione politike dhe ekonomike.
Ndërkohë, realiteti i përditshëm për qytetarët u bë gjithnjë e më i vështirë: inflacion i lartë, rritje çmimesh dhe pakënaqësi në rritje. Pas 16 vitesh në pushtet, shumë hungarezë kërkuan ndryshim.
Kjo humbje nuk është vetëm politike – është një mesazh i qartë se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm, dhe se qytetarët, në fund, vendosin drejtimin e shtetit.