Bekim Sali merr pjesë në Samitin e Bashkësive Fetare të Ballkanit





Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë sot në Samitin e 10-të të liderëve fetarë të vendeve të Ballkanit, i cili u mbajt në Shkup.

Samiti u organizua me ftesë të Reisul-Ulemasë, Shaqir ef. Fetahu, duke mbledhur përfaqësues të bashkësive fetare nga vende të ndryshme të rajonit.

Në fjalimin e tij, Sali theksoi se prania e pjesëmarrësve nga vende të ndryshme është dëshmi e një vullneti të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Ai nënvizoi se kësaj ngjarjeje i jep peshë të veçantë fakti që po mbahet në Shkup, një qytet ku diversiteti fetar, etnik dhe kulturor ka qenë dhe mbetet një nga vlerat themelore.

Sipas tij, nëse Ballkani do të përshkruhej në miniaturë, atëherë Shkupi dhe Sarajeva janë dy qytete që përfaqësojnë më së miri këtë realitet.

Si shkupjan dhe si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai u uroi mirëseardhje pjesëmarrësve dhe u dëshiroi punë të mbarë gjatë samitit.

Bekim Sali merr pjesë në Samitin e Bashkësive Fetare të Ballkanit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo