Bastisje në Shtip, gjendet marihuanë, privohet nga liria një shtetas turk





Më 07.04.2026 në orën 14:50 në Shtip, nëpunës policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip e privuan nga liria M.S. (23) nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shtip. Paraprakisht, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në banesën ku përkohësisht qëndron N.K. (21) nga Turqia, gjithashtu me qëndrim të përkohshëm në Shtip, e në ç’vend është gjetur edhe M.S. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese me mbetje marihuane.
Më vonë, me lejen e tij, është ushtruar kontroll edhe në banesën ku qëndron M.S., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe një dokument udhëtimi i një personi tjetër nga Turqia. M.S. është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo