Arsimi fillor, rezultate të dobëta në testet ndërkombëtare

Rezultatet e nxënësve të shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut në testet ndërkombëtare në të kuptuarit dhe lexuarit, janë më të dobëtat. Nxënësit e klasave të katërta dhe teta raportojnë se nuk kuptojnë mjaftueshëm temat, kanë shkrim të vështirë dhe hasin problem në shprehjen e qëndrimeve personale. Raporti e lidh këtë me përdorimin e tepërt të telefonave celularë, shikimin e videove joedukative dhe pak lexim.

“Shumë negativisht po ndikon në suksesin e tyre, kur të njëjtit shikojnë fotografi, kur luajnë video lojëra të ndryshme, dhe kur të pranojnë informacion video, çka i bënë ata të jenë pranues pasiv të ndonjë përmbajtje të caktuar. Përfundimi final i këtij hulumtimi, është se duhet të ndërmerren masa, dhe të ndërpritet kjo rënie e kualitetit që nga shkollat fillore, sepse rrënja e nivelit të arsimit që nga shkolla fillore nuk do të mund të kompensohet asnjëherë.”, u shpreh Petar Atanasov nga IKS.

Nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politike me porosi. Programet mësimore të përshtaten në varësi prej moshës së nxënësit, ndërsa prindërit në vend që të pyesin vetëm për notat e fëmijëve, ti motivojnë fëmijët në proceset edukativo arsimore.

“Pikërisht këto ndryshime të vogla, janë ndonjëherë shumë të rëndësishme me qëllim që të kemi rezultate më të mira. Dhe këtu parashtrohet pyetja se çka mund të bëjmë më mirë, ajo është: të krijojmë tekste më të kuptueshme në librat tona, ta përshtatemi gjuhën e të folurit sipas moshës së nxënësit, te japim udhëzime të drejta dhe të qarta.”, u shpreh Luan Imeri nga IKS.

Ky hulumtim është realizuar në muajin mars dhe prill të vitit 2025, ku ishin përfshirë plotë 1288 nxënës, nga 10 shkolla fillore të Qytetit të Shkupit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo