Arrestohet një 15-vjeçar në Koçan për sulm seksual ndaj një të mituri





Më 05.04.2026 në ora 02:35 në Stacionin Policor Koçan, nëpunës policorë kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar, pas një denoncimi paraprak se më 04.04.2026 në Koçan ka kryer veprim seksual ndaj një të mituri tjetër. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit, avokatit dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo