Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëron: Grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë në Shqipëri





Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë subjekte që lidhen me SHBA-në në Shqipëri.
​”Grupet e lidhura me Iranin mund të përpiqen të shënjestrojnë subjektet e lidhura me SHBA-në ose elementët e opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të shënjestrojnë lokacione të zakonshme, si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Inkurajojmë qytetarët e SHBA-së që të jenë të kujdesshëm,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
​Ambasada e SHBA-së i ka këshilluar qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri të jenë vigjilentë dhe të ndjekin mediat lokale për lajmet e fundit.
​”Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, rishikoni planet tuaja personale të sigurisë dhe mbajeni telefonin celular të karikuar për raste urgjence,” shtohet më tej në njoftim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo