Me rastin e Pashkëve Ortodokse, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.
Kjo festë, që simbolizon ringjalljen dhe shpresën, na kujton vlerat më të larta njerëzore: respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe bashkëjetesën. Në këto kohë sfidash, më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Si qytetarë të përgjegjshëm dhe si shoqëri, le të forcojmë besimin, mirëkuptimin dhe angazhimin për zhvillimin e vendit tonë.
Gëzuar Pashkët Ortodokse për të gjithë besimtarët! Paqe, harmoni dhe begati në çdo shtëpi.