Ejup Berisha
Pas luftës së fundit SHBA-Izrael-Iran por edhe konflikteve mëhershme si ai në Rripin e Gazës diplomacia globale është bërë më e fragmentuar dhe më pak e qëndrueshme Janë paraqitur tendenca për fundin e rendit të qëndrueshëm ndërkombëtar. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara kanë dominuar kryesisht diplomacinë e përgjithshme porsot ky realitet ka gjasa që të sfidohet. Shtetet e Bashkuara e kanë ruajtur fuqinë por ndikimi i tyre po bie. Kështuqë fuqi të tjera si Kina dhe Rusia po përpiqen që ti ripërcaktojnë rregullat e reja të mardhëneve ndërkombëtare. Rezultati i këtij realiteti është mundësia për paraqitjen e një botë shumëpolare, ku bashkjetojnë më shumë qendra ndikimi. Lindja e Mesme si epiqendërstrategjike mbetet rajon qendror dhe ate për disa arsye. Konflikti izraelito-palestinez mbetet i pazgjidhur, rivalitetet mes Arabisë Saudite dhe Iranit vazhdojnë ta formësojnë rajonin. Në skenë kemi diplomaci gjithnjë e më pragmatike por dhe më cinike. Sa i përket aleancave ato nuk janë më vetëmse ideologjike, por të njejtat janë edhe oportuniste. Në këtë kontekst shtetet vazhdojnë të bashkëpunojnë pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella që i kanë. Shembull afrimet e fundit I Izraelit me disa vende arabe në bazë të të ashtuquajturqve Marrëveshje të Abrahamit.
Rol i dobësuar i institucioneve ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara te e cila janë paraqitur vështirësi për gjetjen e zgjidhjeve adekuate për situata krizash, ka paralizë të vetos së fuqive të mëdha kështuqë edhe besueshmëria e saj është vënë në dyshim. Ngritja e fuqive rajonale psh aktorë rajonalë po bëhen të domosdoshëm. Turqia me politikën e saj të pavarur dhe ndërhyrjet. Katari me rolin diplomatik dhe ndërmjetësimin. Emiratet e Bashkuara Arabe me ndikimin ekonomik dhe strategjik të saj. Diplomacia globale pas këtyre konflikteve do të jetë më pak e parashikueshme,më e fragmentuar e bazuar në interesa të menjëhershme. si dhe më e hapur ndaj aktorëve të rinjë kjo do të thotë më pak e dominuar nga një apo dy superfuqi . Disa fjalë rreth kontekstit gjeopolitik pas konfliktit SHBA-Izrael-Iran
Konflikti I fundit i ka ndryshuar ndjeshëm ekuilibrat e forcave në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. i njejti nuk ishte thjesht një përplasje ushtarake, por një konfrontim strategjik midis vizioneve të ndryshme të rendit ndërkombëtar.
Cilat janë synimet dhe planet e palëve të konfrontuara
Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ruajtjen e hegjemonisë dhe stabilitetit pro perëndimor, Irani nga ana tjetër kërkon zgjerim të ndikimit rajonal dhe sfidimin e rendit botëror ndërsa Izraeli si aleat kyq i SHBA-ve po mundohet të luaj rol kryesorë në sferën e sigurisë. Pas konfliktit, rajoni po përballet me hamendje sigurie pasiqë cdo rritje e kapaciteteve ushtarake nga njëra palë perceptohet si kërcënim për palën tjetër. Ku shpie kjo, kjo shpie në një gjendje të rritjes së garës për armatim. Konflikti nuk ka përfunduar realisht, por vetëmse ka ndryshuar formë. Rast I fundit janë aktivitetet e SHBA-ve për të vendosur kontroll në ngushticën e Hormuzit. Aktivizimi i aleatëve të Iranit në Liban dhe në Siri, paraqitja apo riaktivizimi i konflikteve të fragmentuara në zona të ndryshme kjo e bën konfliktin vështirë të kontrollueshëm. Konflikti i fundit ka shkaktuar krizë të rendit ndërkombëtar, në këtë kontekst është dobësuar roli i Kombeve të Bashkuara dhe i institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku për pasojë kemi bllokadë të vendmarrjes ndërkombëtare për shkak të interesave të fuqive të mëdha
Ku është diolmacia a e ka humbur e njejta efektin e saj?
Edhe pse tensionet janë të larta ekziston akoma hapësirë për veprim të saj në përpjekje për vendosje të paqës. Cilat janë mënyrat e veprimit diplomatik Kanale indirekte komunikimi mes SHBA dhe Iranit përpjekje për ndërmjetsim nga Bashkimi Europjan. Aktivizim diplomatik i aktorëve rajonal si Katari dhe Pakistani. Diplomacia do të duhet të mbetet mjeti kryesor për shmangien e luftës totale edhe pse konflikti e ka rritur rolin e fuqive rajonale në këtë kontekst aktorët rajonalë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm si psh Arabia Saudite paraqitet si faktor stabiliteti, Turqia mund ta luaj rolin e ndërmjetësit strategjik, Katari mund ta rrisë aktivitetin e diplomacisë së negociatave. Edhe Pakistani ka bërë një lëvizje diplomatike duke u paraqitur si vend për negociata mes palëve edhe pse takimi i fundit mes SHBA-ve dhe Iranit nuk rezultoi me marrveshje. Konflikti e përshpejtoi kalimin nga një botë unipolare në atë multipolare.