Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme! Pakistani sulmon Kabulin, kaosi pushton kryeqytetin (VIDEO)





Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul, si pasojë e bombardimeve të shumta të cilat kanë nisur që nga zhvillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Forcat ajrore pakistaneze bombarduan edhe një herë Kabulin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit afgan.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën qindra njerëz. Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume.

SHBA ul me mbi 80% tarifën për heqjen dorë nga shtetësia amerikane, rritet ndjeshëm numri i aplikimeve
Mediat shkruajnë se qeveria e Afganistanit është ankuar se bombardimet goditën një qendër rehabilitimi, duke shkaktuar viktima të mëdha për civilët. Zëdhënësi i qeverisë Zabiullah Mujahid raportoi përmes X se regjimi pakistanez shkeli hapësirën ajrore afgane dhe shënjestruan një qendër rehabilitimi në Kabul, duke vrarë dhe plagosur civilë të shumtë.

“Ne e dënojmë këtë krim dhe e quajmë atë një akt çnjerëzor që shkel çdo parim moral”, shtoi ai.

Në vendngjarje u shënuan 30 viktima, ndërsa të plagosurit po dërgoheshin në spitalet e qytetit. Sipas Ministrisë afgane të Shëndetësisë, informacioni paraprak flet për deri në 200 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur, me zëdhënësin Sarafat Zaman që sqaroi se një vlerësim i saktë nuk është ende i mundur.

Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme! Pakistani sulmon Kabulin, kaosi pushton kryeqytetin (VIDEO)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo