Zejd Rexhepi reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” është reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni





Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me sistemin “Safe City”. Rexhepi ka thënë se ky institucion e ka braktisur rolin e saj mbrojtës ndaj Kushtetutës.

Reagimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdit:

Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës.

Në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe abuzon me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Problemi është se kur drejtësia kushtetuese bie në nivelin e cinizmit politik, shteti bie në nivelin e padrejtësisë institucionale.

Historia na ka mësuar se vendimet e padrejta mund të zgjasin pak, por pasojat e tyre zgjasin shumë më gjatë.

PS
Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” nuk ishte këshillë ironike nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, më shumë ishte reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo