Lou Qinjian, zëdhënësi i sesionit të katërt të legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP),në një konferencë për shtypin të mbajtur përpara hapjes së sesionit të planifikuar për të enjten tha se mbrojtja e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe interesave të zhvillimit është parimi mbizotërues që udhëheq të gjitha marrëdhëniet me vendet e tjera, theksoi Lou.
Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe është në thelb të interesave thelbësore të Kinës, tha ai, duke shtuar se Kina kundërshton me vendosmëri komentet e kryeministes japoneze mbi rajonin e Tajvanit.
Zëdhënësi theksoi gjithashtu që vendet fqinje zënë një përparësi kryesore në diplomacinë kineze dhe shtoi se Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të promovuar paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe lulëzimin rajonal.
“Mënyra se si një vend i madh bashkëvepron me fqinjët e vet pasqyron botëkuptimin e tij, pikëpamjen e tij për rendin dhe vlerat e tij,” shtoi Lou.
Kina po i kushton vëmendje të madhe situatës në Iran, tha Lou ,duke shtuar që sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i Iranit duhet të respektohen.
Kina u bën thirrje të gjitha palëve të ndalojnë menjëherë veprimet ushtarake dhe t’i rikthehen dialogut për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, shtoi Lou.
Ai vuri në dukje se, si një vend i madh i përgjegjshëm, Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.